Falë iniciativës së mësueses Sutkije Sadiku, hapet paralele shqip në çerdhen e Butel1!


Ne lagjen e Butel1 në nëndegën e çerdhes “11 Tetori” për herë të pare është hapur paralele në gjuhën shqipe, falë iniciativës së mësueses në pension Sutkije Sadiku.

Mësusesja Sadiku për Pa Censurë thotë: “Me shumë mund, sakrificë, dhe vullnet i’a arritëm qellimit për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, njëherit na është realizuar ëndrra që në çerdhen “11 Tetori” të ketë paralele edhe në gjuhën shqipe” deklaroi Sadiku.

Për të arritur deri në realizimin e këtij qëllimi dhe nevoje njëherazi, fillimisht është realizuar peticion dhe nënshkrime të dyzet prindërve, ku më pas me nënshkrimet është bërë kërkesë në ministrinë për Pune dhe Poltikë Sociale në Komunën e Butelit , dhe në çerdhen “11 Tetori” ne Butel1, ku edhe pas rrjedhjes së procedurave epilogu ishte i suksesshëm.

Pas këtij suksesi përpjekja për hapjen e parpaleleve shqipe nuk ndalon, tani bëhet përpjekje për hapjen e paraleles në gjuhës shqipe në shkollën fillore “Kliment Ohridski” në Butel 1. Njashtu interesimi është i madh nga ana e prindërve, për arsye se në rrethinë ka shumë familje shqiptare./Pa Censurë

<