Nga Fakulteti Teknik në Manastir, ku me urdhër të gjykatës për super ekspertizë ishte dërguar lënda lidhur me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë, më 17 dhjetor të vitit 2021 është marrë njoftim se Fakulteti nuk pranon ta kryejë super ekspertizën e domosdoshme për mbyllje të procedurës dëshmuese të lëndës dhe dhënien e aktgjykimit të shkallës së parë, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup. Domethënë, pas ekspertizës së kundërt të kryer paraprakisht të mbrojtjes dhe prokurorisë dhe mbi të gjitha për të ruajtur barazinë e armëve e cila në procedurë eventuale ankimore mund të jetë vendimtare në vendimin e shkallës së dytë të gjykatës, është lëshuar urdhër për super ekspertizë.
Nga Fakulteti kompetent teknik në Manastir, potencojnë nga Gjykata, lënda është kthyer me arsyetimin se ekspertizat e licencuata për makineri janë profesionale vetëm për energjetikë dhe nuk mund të kryejnë ekspertizë në automjetet motorike, dhe ekspertë të tjerë tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme.“Pas njoftimit të marrë, Gjykata kontaktoi me Universitetin në Shtip dhe Fakultetin e Makinerisë në Shkup prej ku gjithashtu është njoftuar se të njejtit nuk kanë ekspertë të licencuar për aksidente të cilët paraprakisht nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat e kryera”, citohet në kumtesë.
Këto akuza, siç njoftoi Gjykata, në debatin e sotëm kryesor, janë kumtuar para palëve në procedurë të cilët njëherit janë njoftuar se lënda është dërguar në Zyrën për ekspertizë gjyqësore të cilët kanë mundësi të formojnë ekip prej ekspertëve të licencuar dhe ta përgatisin super ekspertizën.
Gjatë këtij viti, lënda udhëhiqet sipas intensitetit të parashikuar që ishin dëgjuar të gjithë dëshmitarët e propozuar dhe të pranuar, persona të dëmtuar dhe të kualifikuar.“Mbetet vetëm të nxirret edhe super ekspertiza me të cilën procedura dëshmuese do të mbyllet dhe lënda do të kalojë në fazën e fjalëve përfundimtare dhe gjykim. Prandaj, datat janë caktuar për 25 janar, si dhe datat 3, 10, 15, 24 dhe 28 shkurt 2022”, thuhet në kumtesë.