Enca i kushtoi kohën e saj ndjekësve me pyetje dhe përgjigje nga më të ndryshmet dhe ne nuk mund të mos e pranojmë se kjo vajzë i ka idetë e qarta. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për muzikën (aty i ka dhënë provat), por për jetën personale.
Edhe pse nuk është as pranë zyrtarizimit të një lidhjeje, por pranon se është beqare e lumtur, Enca e ka një plan për fëmijë me kohë të përcaktuar madje. Dikush e pyet për foton që ajo publikoi ca muaj më parë dhe bëri gjithë rrjetin të fliste për një shtatzëni dhe pasi sqaroi situatën e barkut të fryrë nga ushqimi, pranon se edhe për 5 vite nuk ka plan të bëhet nënë.