Fajon: Maqedonia e Veriut është shembulli i shkëlqyeshëm në rajon se si mbrohet demokracia

Maqedonia e Veriut është shembulli i shkëlqyer në rajon se si mbrohet demokracia, sundimi i së drejtës, liria e mediumeve dhe se si bëhet ndryshimi historik, porositi eurodeputetja socialdemokrate e Sllovenisë, Tanja Fajon pas hapjes së konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”.

“Në tetor u bë gabim historik ndërsa shteti dhe qytetarët tani meritojnë nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Qeveria e Zoran Zaev në dy vitet e fundit bëri përparim të madh për vendin, si për çështjet sociale dhe ekonomike ashtu edhe në rrugën drejt BE-së”, tha Fajon.

Janë të nevojshme, tha ajo, forca të tilla progresive që ta mbrojnë demokracinë dhe sundimin e së drejtës në vendet tona.

“Shohim shumë shenja të shteteve të kapura dhe mediave të kapura në rajonin tonë dhe duhet t’i mbrojë. Për këtë shkak është tepër e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin bisedimet e merituara”, tha Fajon. .