Fajon e lumtur që Komisioni LIBE ka miratuar vendimin për Kosovën


“Ky është një hap i rëndësishëm për të afruar Kosovën më afër Evropës” Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka përshëndetur vendimin e Komisionit LIBE për Kosovën. Ajo ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ndërprerjes së izolimit.

“Jam e lumtur që Komisioni LIBE sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm për të afruar Kosovën më afër Evropës dhe të ndërpresë izolimin. Ju lumtë dhe urime!” ky është publikimi i Fajon në Twitter. Kosova sot mori rekomandimin për liberalizimin e vizave me 30 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime. Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje./kallxo