Fahri Xharra: Shqiptarët dhe Hebrenjtë, dy popujt më të vjetër në histori

E vërteta është e kthjelltë si dita me dielli ; dy popujt më të vjetër në histori janë shqiptarët dhe hebrenjtë

Nga Fahri Xharra

Shikoni nga të doni, por e vërteta është e kthjelltë si dita me dielli ; dy popujt më të vjetër në histori janë shqiptarët dhe hebrenjtë. Mua më intereson për këtë shkrim , pse mbetëm historikisht pa shtet me mileniume ? Kush na e kishte vjedhur atdheun ? Pse zëri ynë aq gjatë ndihej vetëm nga zërat individual dhe jo si tërësi ? Histori e vjedhur, histori e mohuar.

Ishim të urrejtur një lloj, të përbuzur dhe të veçuar si tërësi ; por si individ shkëlqenim. Po,po shkëlqenim.

Sikur të shkruaja gjatë për këtë shkapërderdhje kombëtare të dy popujve më të vjetër , neve dhe hebrenjve do i kalonte caqet e një shkrimi publicistik por mbetet që institucionet të bëjnë diçka të madhe në këtë drejtim

E kemi një të përbashkët si ne ashtu edhe hebrenjtë u bënë shtet nga fuqitë e mëdha të kohës. Por e kemi edhe një ndryshim që shqiptarët e shpallën shtetin e tyre në vitin 1912 e Izraeli në vitin 1948; pra 36 vjet më herët . E kemi edhe një ndryshim se në vitin 1999 e fituam edhe shtetin e dytë .

Sot mbi 43 % të hebrenjve jetojnë në shtetin e tyre. Kurse ne në shtete tona?

Pra me 1912 me ndihmën e madhe të Austro-Hungarisë,Shqipëria shpallet vend i pa varur ,fuqitë e mëdha e garantuan pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar. (The History of Israel encompasses the Jewish history in the Land of Israel, as well as the history of the modern State of Israel. Modern Israel and the West Bank are roughly located on the site of the ancient kingdoms of Israel and Judah. It is the birthplace of the Hebrew language and of the Abrahamic religions)

Edhe shqiptarët e edhe hebrenjt pas mijëra vjetësh i shpallën shtetet në tokat e tyre.

Sot ku jemi ne dhe ku janë ata?

Këtu nuk gjej përgjigje . Jemi shumë largë njëri tjetrit . Dy popuj të vuajtur historikisht sot me një ndryshim të madh të zhvillimit dhe të përparimit.
“Ministria e punëve të jashtme të Israelit (MFA) raporton që aty shtypen ( botohen ) mbi 4000 libra në vit duke e bërë Izraelin botuesin e dytë botëror per- capita te librave ne botë ,pas RP të Kinës”

Hebrenjt i kanë180 fitues të çmimit të madh “Nobel”, Kurse Willian Jones Sidis është vlerësuar me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë (IQ) 200-300 njësi. Ne i kemi dy fitues , dhe me të gjitha forcat tona e pengojmë të tretin.

“ I veçantë në histori, në gjuhë, në kultet e veta, në kulturë, në shkencë. Një popull i zgjedhur nga Zoti siç janë shprehur ata historikisht, një popull pa tokë i cili po mbrohet në të “drejtën e vet” për të ekzistuar në një tokë arabe./ Veledin Durmishi/ Tirana Observer/”

Situata politike e ka detyruar Izraelin që gjithnjë të mos ndërpresë kërkimet edhe në fushën shkencore të aeronautikës si dhe të robotit. Shkenca ka njohur përparime të mëdha në këtë vend. Luftërat e vazhdueshme për të mbajtur “tokën e vet” ka bërë që në vend të lind një teknologji e lartë në prodhimin e avionëve civil .

Ka një agjenci të hapësirës, prodhon kalkulatorë aeronautikë, sisteme instrumentesh dhe simulatorë fluturimi. Prodhon aeroplanë të telekomanduar, pa pilot. Ndërsa në vitet ’70 lindi edhe industria e robotit. Prodhohen robotë të cilët kryejnë veprime të shumta në fushat e teknologjisë. Industria e diamanteve prodhon 80% të prodhimit botëror dhe zë vendin e parë në botë për përpunimin dhe tregtimin e tyre.

Të gjithë shtetasit thirren nën armë në moshën 18 vjeç. Ky shërbim zgjat tre vjet për meshkujt dhe 20 muaj për femrat. Të gjithë shtetasit, deri në moshën 51 vjeç, kalojnë në shërbim rezervë e kryejnë për çdo vit 39 ditë shërbim ushtarak. Gratë e kryejnë këtë shërbim deri në moshën 24 vjeç. Ushtarakët e karrierës dalin në pension pas 20 vjetësh shërbim në këtë detyrë.

Izraelitet ishin”400 vjet nën sundimin pers dhe helen,-80 vjet nën sundimin asmonei,-370 vjet nën sundimin romak,-320 vjet nën sundimin bizantin,-400 vjet nën sundimin arab,– 200 vjet nën kryqëzata,-220 vjen nën sundimin mamluk (ushtarakë arabë), -400 vjet nën sundimin osman.

Dhe, ja ku janë sot.