Facebook së shpejti me emër të ri

Gjiganti tekonologjik, Facebook, pritet që së shpejti ta ndërrojë emrin e rrjetit social.
Sipas raportit, emri i ri i kompanisë Facebook po mbahet sekret në mënyrë të veqantë.

As drejtuesit e lartë nuk janë të informuar për emrin, por është e mundur që emri të pasqyrojë produktin e tij të shpallur kohët e fundit të quajtur Horizon – një produkt i realitetit virtual ende në zhvillim që i lejon njerëzit të takohen duke përdorur avatarët e kartonave Oculus Quest.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, pritet të diskutojë planet për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë më 28 tetor.
Në përgjigje të pretendimeve, Facebook tha se nuk komenton thashethemet, raporton Independent.

Në korrik të këtij viti, Zuckerberg tha se Facebook do të kalonte në mënyrë efektive nga të qenit një kompani e mediave sociale në një kompani “metaverse”.