Facebook prezanton ndryshimet e reja


Facebook ka prezantuar ndryshimet e reja përmes të cilave synojnë të përmirësojnë imazhin e rrjetit social.
Projekti i cili mban emrin “Amplify” do të aplikojë logon e Facebook në çdo lajm dhe postim të shkruar nga vetë kompania dhe do t’i shfaqen përdoruesve në faqen kryesore.

Nga ana tjetër, çdo lajm i shpërndarë nga përdoruesit e tjerë do të shoqërohet me informacion mbi ta. Kjo masë vjen si pasojë e raportit të Qershorit për tre muajt e parë të 2021, në të cilin renditeshin lajmet më të klikuara në platformë dhe vendin e parë e mbante titulli që sugjeronte “Mjeku humb jetën pasi merr vaksinën anti-covid”.
Sipas “The Times”, kompania nuk e bëri publik raportin sepse do të ndikonte në vendimet e njerzve për të bërë vaksinën.

Një tjetër vendim i mbledhjes ka të bëjë me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, emri i të cilit duhet të qëndrojë jashtë çdo skandali dhe të përmendet vetëm në lidhje me produktet e reja që do të promovohen në vijim. Gjithashtu, raportohet se vetëm një vendim është marrë prej tij, por nuk bëhet i ditur. Gjithsesi, ai ka firmosur për cdo pikë të projektit.

Zëdhënës të Facebook thanë se qëllimi i projektit është të pastrojë përmbajtjen mediatike të rrjetit dhe t’i kushtohet një vëmendje më e madhe publicitetit.
“Amplify” u testua për herë të parë në Gusht në tre qytete amerikane, duke përdorur një sistem promovimi të shpejtë që shpërndan informacion mbi individët dhe organizatat që përdorin rrjetin, për të dhënë në mënyrë të sigurt burimin e një lajmi.