Facebook ka nxjerrë masa të reja sigurie për të mbrojtur përdoruesit në Afganistan. Pas rekomandimeve nga aktivistët, gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, kompania thotë se përdoruesit tani mund të mbrojnë postimet e tyre nga njerëzit që nuk i njohin.
Gjithashtu, përdoruesit e Instagram-it në pronësi të Facebook në Afganistan do të marrin njoftime që i informojnë ata për metodat sesi të mbrojnë llogaritë e tyre.
“Ne po punojmë ngushtë me homologët tanë në industri, shoqëri civile dhe qeveri për të ofruar çdo mbështetje që mundemi për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve,” shkroi në Twitter Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në Facebook.
Ai shtoi se kompania ka hequr përkohësisht mundësinë për të parë listën e miqve të një përdoruesi dhe për të kërkuar listën e miqve të një llogarie në Afganistan.
1/ Like so many others, many of us at Facebook have been watching the tragic events unfolding in Afghanistan. My thoughts go out to everyone on the ground and everyone trying to help as these events unfold.
— Nathaniel Gleicher @[email protected] (@ngleicher) August 19, 2021