F.A është i riu nga Dragashi që u mbyt në liqen, shokët po i merren në pyetje nga Policia në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë edhe versionin zyrtar për tragjedinë e djeshme, ku i riu nga Komuna e Dragashit ka humbur jetën në një liqe që gjendet në territorin maqedonas në afërsi të kufirit me Kosovën. Bëhet fjalë për vik*timën me inicialet F.A rreth moshës 20 vjeç, trupi i të cilit tashmë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë shokët e tij që kishin kaluar bashkë ilegalisht kufirin po mbahen në stacionin policor të Tetovës për të marrë në pyetje rreth rastit. Trupi i pa jetë i të ndjerit është nxjerrë sot rreth orës 10 të mëngjesit, derisa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësit e kërkimit nënujor dhe prokurori publik.

“Më 28.08.2020 në orën 14 e 50 është raportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në “Popova Sapka” se në territorin e vendi tonë F.A ( rreth moshës 20 vjeç) së bashku me disa persona të tjerë nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë Veriore, ku më pas kishin hyrë për tu larë në “Liqenin e Karanikollës”, e që sipas raportit, F.A aty u mbyt. Njëri nga personat ishte kthyer në Republikën e Kosovës dhe e kishte raportuar ngjarjen në stacionin policor në Dragash, nga ku më pas u njoftuar edhe Policia kufitare në Popva Shapka. Më 29 gusht rreth orës 9, një ekip inspektues nga Tetova dhe Prokurori Publik kanë arritur në vendin e ngjarjes me helikopter dhe trupi i F.A u hoq nga ujërat e liqenit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Persoant e tjerë që ishin me të ndjerin janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e çështjes”,.