Evropianët marrin masat e para ndaj Bjellorusisë që e arr*estoi gazetarin

Udhëheqësit evropianë kërc*ënuan të hënën se mund ta kufizojnë trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë, mundësisht edhe transportin e saj tokësor, pasi një aeroplan pasagjerësh i kompanisë Ryanair u detyrua të ulej në Minsk, një in*cident të den*oncuar nga vendet perëndimore si “pirateri e shtetit”.
Udhëheqësit perëndimorë me gjuhën më të fortë e dë*nuan in*cidentin e së dielës, në të cilin një aeroplan lu*ftarak bjellorus përgjoi një aeroplan gjatë fluturimit midis Greqisë dhe Lituanisë dhe e detyroi atë të zbresë në Minsk, ku u arr*estua gazetar disident, Roman Protasevich, raporton Reuters.

Vendet perëndimore kërkuan lirimin e 26-vjeçarit, llogaria e të cilit në internet që ai e mbante nga mërgimi ka qenë një nga rrugët e fundit të mbetura të pavarura për lajmet në lidhje me Bjellorusinë.
“Kjo është në mënyrë efektive pirateri e aviacionit, e sponsorizuar nga shteti”, tha ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, duke përdorur një gjuhë që bëri jehonë edhe në një numër vendesh të tjera. Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde tha: “Është e rre*zikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE-ja do të veprojë”.

Presidenca franceze tha se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore bjelloruse. Ndalimi i transportuesit shtetëror Bjellorusi, Belavia nga aeroportet evropiane do të diskutohet gjithashtu, si dhe masa tjera të paspecifikuara lidhur me lidhjet e transportit tokësor.
Një kompani ajrore letoneze, airBaltic, njoftoi se nuk do ta përdorë më hapësirën ajrore bjelloruse dhe Avia Solutions e regjistruar në Qipro tha se linjat ajrore të saj me bazë në Lituani do të bënin të njëjtën.

Ministri i transportit i Lituanisë, Marius Skuodis, tha se “LOT” e Polonisë dhe linja ajrore hungareze “Wizzair” do të ndjekin shembullin e njëjtë, ndërsa njoftoi se të gjitha fluturimet në dhe nga aeroportet lituaneze duhet që nga mesnata të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse.
Akoma, opsionet për hakmarrje perëndimore duken të kufizuara.