“EVN-ja me vite i lë shtyllat të jenë rrezik për banorët në fshatin Llojan”

Deri në Pa Censurë, kanë arritur ankesa nga banorët e fshatit Llojan të cilët kritikojnë ashpër kompaninë EVN për, mos mirëmbajtjen e shtyllave elektrike në fshatin e tyre!

“Përpos që këto shtylla mund të përbëjnë rrezik potencial që dikujt mund t’i bien në kokë, ato janë të lidhur me energji elektrike ku nuk duam as ta mendojmë deri në ç’masë mund të shkojë rreziku” thonë në shkrimin e tyre banorët e Llojanit, ku kërkojnë nga kompania EVN, që urgjentisht të merret me rregullimin e shtyllave elektrike.

Ja fotografi të cilat dëshmojnë gjendjen e rrezikshme në terren!