EVN do të ndërpret energjinë elektrike në Tetovë për shkak të rrezikut nga goditjet elektrike pas motit të keq

EVN do të ndërpresë energjinë elektrike rrugë pas rruge dhe lagje pas lagjeje në Tetovë për të shmangur rrezikun nga goditjet elektrike që mund të ndodhin pas motit të keq që goditi qytetin pasditen e sotme. Më herët, nga ana e Zjarëfiksëve Tetovë përmes Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) u kërkua të ndërpritet energjia elektrike në të gjithë qytetin.

Moti i keq, i shoqëruar me shi, rrufe dhe erë të fortë, zgjati rreth 40 minuta. Sasia e madhe e ujit shkaktoi përmbytje në oborret dhe bodrumet e më shumë se pesëdhjetë shtëpive dhe objekteve në pjesët më të ulëta të qytetit, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov.

Era e fortë dhe breshëri shkaktuan dëme në kulturat bujqësore dhe pemët frutore, si dhe dëme në zonat urbane (çati të dëmtuara, shtylla ndriçimi, strehë të plastifikuara, automjete etj.).

Në numrin 112 janë regjistruar më shumë se 200 raportime për dëme. Ka raportime edhe për dëme në automjete, përfshirë xhama të thyer të automjeteve në lëvizje në autostradën Shkup – Tetovë, veçanërisht në pjesën e komunës së Zhelinës.

Dëmet do të vlerësohen më tej.