EVN: Dënojmë çdo formë të dhu*nës dhe vandalizmit


Nga distributori i energjisë elektrike EVN Maqedoni janë prononcuar pas incidenteve të djeshme në Tetovë , ku u dogjën dy makina nën pronësi të kompanisë. Nga EVN theksojnë se kanë mirëkuptim për protestat paqësore edhe pse sipas tyre është e paqartë se pse protestat janë drejtuar kundër tyre.

“Dënojmë çdo formë të dhu*nës dhe vandalizmit. EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në kumtesën e EVN-së.