Evitohet përplasja mes Aleancës dhe PDSH-së në një fshat të Tetovës


SQARIM

Aleanca për Shqiptarët dega e Bërvenicës, në kuadër të fushatës për referendumin e 30 Shtatorit, paracaktoi takim me qytetarët për ditën e Mërkurë në ora 20:30 te shkolla fillore “7 marsi” në Çellopek të ri.

Gjysëm ore pas nxjerrjes së lajmërimit nga ana jonë, ca persona të papërgjegjshëm të PDSH-së nga Çellopeku, të udhëhequr nga një huliganizëm dhe papërgjegjshmëri njerëzore, shkojnë dhe caktojnë takim për partinë e tyre, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend. Këto veprime të tyre janë të njohura tashmë, përshkak se ata janë të prirur për të shkaktuar trazira, probleme, hidhërime dhe konflikte me njerëzit për gjëra kaq banale. Kjo nuk tregon muskuj por tregon budallallëkun dhe idiotizmin tuaj, aq më tepër të atyre që shiten se kanë pak intelektualizëm në vetëvete.

Çmoj lartë përgjegjshmërinë dhe qytetarinë e treguar nga shtabi i Aleancës për Shqiptarët në Çellopek, të cilët kanë sjellur vendim për të ndërruar lokacion në lidhje me takimin e paralajmëruar. Ky vendim tregon hapur njerzillëkun, madhështinë dhe kulturën e tyre për t’iu shmangur politikës së mbrapsht që aplikon PDSH-ja tash e sa vite.

Kot e keni, Aleancën për Shqiptarët nuk e ndalni dot, ajo të vazhdojë të ec dhe do të vazhdojë të rritet për të vetmen arsye, sepse dallon nga ju.

Bujar Bajrami