Eva Murati tregon kushtet e saj për të dashurin

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Turqi, Itali apo Greqi.

Mediat e huaja i kanë dedikuar shpesh artikuj të veçantë, duke e vlerësuar moderatoren jo vetëm për bukurinë, por edhe shkathtësinë dhe elokuencën e saj.
Kështu, me siguri shumë djem do të lakmonin të kishin pranë vetes një vajzë të suksesshme e po aq tërheqëse sa Eva.

Por para se të kërkoni t’i afroheni moderatores duhet të keni disa karakteristika, të cilat ajo dëshiron t’i ketë partneri i saj i ardhshëm. Eva tregon se nuk do as jetë luksoze dhe as bukuri fizike, por vetëm vëmendje maksimale dhe mbështetje emocionale.