Eva Dumani refuzoi të kthehet për herë të dytë, rreth 30 shqiptar ende në kampet siriane

Eva Dumani, emri i së cilës u lakua një vit më parë, pasi nuk pranoi të dilte nga kampi sirian, për herë të dytë re*fuzoi të kthehej në tokën shqiptare me 19 shqiptarët e tjerë.
Në tetor të vitit të shkuar, Eva mbeti në kampin Al Hol, ndërsa vëllai i saj Endri Dumani, 11 vjeç ishte mes 5 shqiptarëve që u riatdhesuan. Në atë operacion u shpëtuan nga kampi sirian edhe Floresha Rasha me 3 fëmijët, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha.

Ndërsa një vit me herët në nëntor të 2019-ës, Forcat e Antite*rrorit mundën të nxirrnin nga kampi Al Holit, 11 vjeçarin Alvin Berisha, i cili kishte mbetur aty i vetëm pas vrasjes së nënës së tij, e cila e kishte marre drejt Sirisë. Në kampet famëkeqe të ISIS ku janë strehuar rreth 60 mijë gra e fëmijë, mes tyre edhe shqiptarë.
Ata iu bashkuan shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që lu*ftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010.

Shumë ndër ta u vr*anë dhe gratë e fëmijët e tyre kanë mbetur të ngujuar në kampet siriane.
Autoritetet shqiptare kanë të dhëna për rreth 30 persona që qëndrojnë në to, një pjesë e të cilëve mbahen pe*ng.
Kjo, pasi në ato kampe janë strehuar edhe familjarë të pjesëtarëve të ISIS.
Brenda në kampin e Al-Holit, shumë prej grave të anëtarëve të ISIS i qëndrojnë besnik praktikave të grupit militant.