Eurovisioni/ Avni Qaili: Ja kush ka gisht në 12 pikëshin për Serbinë?

Mungesa e një shqiptari në jurinë profesionale të maqedonisë për festivalin më të madh evropian, “Eurovision”, ka shkaktuar reagime shumë të mëdha brenda kufijve.
Redaktori i Televizionit Publik në gjuhën Shqipe, Avni Qaili fajsoj politikën për të gjitha ngjarjet e mbrëmshme. Ai tha se punojnjësit shqiptar të servisit në gjuhën shqipe anashkalohen gjithmonë në kësi lloj organizimesh dhe se zgjedhjet bëhen direkt nga politika.

“Kjo nuk është hera e parë që manipulojnë. Këtë vit ndodhi për shkak të Darko Dimitrovit, kompozitorit maqedonas i cili kompozoi këngën serbe”, tha fillimiht Qaili. Ai akuzoi Dimitrovin për kontroll të plotë mbi jurinë profesionale. “Në cilësinë e kompozitorit, nëpërmes ndikimit të drejtorit të servisit publik, i cili është politik, e kanë kontrolluar jurinë,” deklaroi Qaili.

Sipas tij, shqiptarët nuk janë marrë asnjëher parasysh dhe nuk u është lejuar që ta prezantojnë maqedoninë në kësi lloj eventesh edhe kur maqedonasit nuk kanë pasur përfaqësues të denjë, po edhe për këtë ai, fajësoj politikën, rrespektivisht Qeverinë. “Është manipuluar edhe televotingu, si lejon Evropa që një shtet “Maqedonia”, të votojë për këngë të kompozuar pikërisht nga një maqedonas” përfundoi Qaili.