Europa në valën e dytë të koronavirusit, në Wuhan ndizet jeta e natës

Në një kohë që në Europë raportohen rritje të rasteve të reja me koronavirus nga dita në ditë, duke bërë të mendohet se vala e dytë ka g*oditur kontinentin e vjetër në Wuhan jeta është rikthyer në normalitet.

I konsideruar disa muaj më parë si vatra e shpë*rthimi të pandemisë së re duket se Ëuhan i ka harruar ato ditë. Fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë mijëra të rinj që janë bërë pjesë e një feste madhështore në Parkun Ujor të “Maya Beach” në Wuhan duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa maska.

Parku i argëtimit në Wuhan u hap në muajin qershor, pasi autoritetet lokale lehtësuan masat e izo*limit pas 76 ditësh përpjekje për të ulur përhapjen e virusit.