Europa mbërthehet nga “ferri afrikan“

Vala e të nxehtit afrikan që ka goditur gjithë Europën ka shkaktuar viktimën e parë në Itali. Një punonjës i shërbimeve të qytetit humbi jetën në Romë. 44-vjeçari po punonte në mes të ditës në temperaturat mbi 40 gradë Celcius që kanë mbërthyer gjithë Italinë e sidomos jugun e Europës.

Vala e të nxehtit Cerberus, emërtuar sipas krijesës së “Ferrit të Dantes”, që ruan portat e të nëndheshmes, ka bërë që temperaturat të arrijnë pranë 45 gradëve Celcius në Sardenjë e Siçili, zonat më të nxehta deri më tani në Itali.

Ky grafik i parashikimeve të temperaturave për gjithë Europën, tregon se Italia pritet të ketë temperaturat më të larta të kësaj vale. Mbi 40 gradë temperaturat edhe në Spanjën, ku në diell termometri ka treguar edhe nivele të tilla (Spanjë 0.05) deri 46 gradë Celcius. Atyre që nuk kanë mundur të shkojnë nëpër plazhe, kanë parë si zgjidhje për t’u freskuar shatërvanët, liqenet dhe pishinat.