Eurokomisari thirrje opozitës maqedonase që të punojë për të ardhmen (VIDEO)

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji i bënë thirrje opozitës në RMV që të punojnë për të ardhmen e vendit, referuar votimit të ndryshimeve kushtetuese. Në pyetjen e gazetarëve se çfarë nëse në RMV nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, në deklaratën për media menjëherë pas përfundimit të Konferencës së parë ndërqeveritare, Varheji u shpreh se shpreson që kjo Konferencë do të bëjë që opozita të reflektoj dhe të hapë faqe të re për RMV-në, në mënyrë që ajo sa më shpejtë të bëhet antare e BE-së.

Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim
“Uroj që të gjitha partitë politike në vend përfshirë edhe opozitën do të punojnë për të ardhmen evropiane dhe nuk do t’i fillojnë me kontraverze, nuk do të fillojnë me shkaktimin e emocioneve që nuk do ta çojnë vendin përpara, emocione që nuk do të rezultojnë me asgjë të rëndësishme për vendin. Prandaj, i bëj thirrje opozitës, sepse i pash se si i tejkaluan vlerat evropiane gjatë debatit të fundit. Por shpresoj që me këtë vendim sot, me këtë Konferencë Ndërqeveritare mund të hap faqe të re dhe të fokusohemi me atë që duhet ta bëjmë për RMV-në që sa më shpejtë të bëhet antare e BE-së”.

Ndërsa kryeministri Kovaçevski i pyetur se si ka ardhur në Bruksel pa konsensus të përgjithshëm nacional, ai theksoi se votimi i propozimit francez ka përfaqësuar qëndrimin e shumicës dhe mendimin e shumë qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre në Kuvend.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Dëgjuam gjithçka në Parlament, dëgjuam fjalë të pahijshme nga parti politike të caktuara nga opozita, megjithatë shumica, qytetarë të përfaqësuar nga të përzgjedhurit e tyre në Kuvend, e sollën vendimin falë të cilëve sot e kemi Konferencën e parë ndërqeveritare, kurse pas përfundimit të sa zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe gjithë ekipi i Qeveris tonë do ta fillojnë procesin e skriningut, me mbajtjen e mbledhjes së parë. Përgjegjësia është e deputetëve të opozitës të marrin pjesë në këtë debat edhe më tej”.

Delegeacioni qeveritare i RMV-së në Bruksel udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendës kryeministri Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministri i i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti.