Eurointegrimet, Mickovski: BE, opsion i paalternativë për vendin

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në Bruksel ka vazhduar lobimin për synimet eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në BE është opsioni i pa alternativë për Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar Mickovski. Në takimet e realizuara me përfaqësuesin e Parlamentit e Europian të angazhuar për politikën e jashtme, Paulo Rangel, eurodeputetin portugez në parlamentin europian Andreas Shider si dhe ish presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, Mickovski ka thënë se shteti nuk duhet të mbetet peng i keqpërdorimeve që po i bën qeveria aktuale sa i përket eurointegrimeve.

“Maqedonia meriton të bëhet anëtare dinjitoze e BE–së. Jemi të vetëdijshëm se krimi dhe korrupsioni dhe mungesa e reformave nga qeveria po lënë përshtypje të keqe tek partnerët tanë europianë. Me kapacitetet tona ne mund t’i arrijmë standardet europiane. Mossukseset do të tejkalohen shumë shpejt, na nevojitet shans që nëpërmjet nisjes së bisedimeve ta dëshmojmë këtë.”,- është shprehur Mickovski.
Sipas partisë së Mickovskit, qeveria aktuale në vend se ta shpie vendin në Union, po përfundojmë në minishengenin ballkanik.