Eurodeputeti gëzohet për vdekjen e David Sassolit: ‘Më në fund, vdiq ai derr’

Një eurodeputet i ekstremit të djathtë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fyer David Sassoli, ish-presidentin e Parlamentit Evropian, pas vdekjes së tij.

Nicolaus Fest, sipas mediave të huaja raportohet se ka dërguar disa mesazhe në rrjetin social Whatsapp, të cilat janë zbuluar fillimisht nga televizioni gjerman ARD.

toggle menu

LAJMI I FUNDITDy persona gjuajnë me revole në drejtim të policëve në Podujevë

Eurodeputeti gëzohet për vdekjen e David Sassolit: ‘Më në fund, vdiq ai derr’20:36, 13/01/2022

Një eurodeputet i ekstremit të djathtë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fyer David Sassoli, ish-presidentin e Parlamentit Evropian, pas vdekjes së tij.

Nicolaus Fest, sipas mediave të huaja raportohet se ka dërguar disa mesazhe në rrjetin social Whatsapp, të cilat janë zbuluar fillimisht nga televizioni gjerman ARD.

LEXO EDHE:Mban të atit 12 orë mbi supe për t’i bërë vaksinën anti-COVID, foto e djalit nga fisi indigjen bëhet virale

“Më në fund, ai derr i ndyrë ka vdekur. Një antidemokrat, një turp për çdo ide parlamentare”, raportohet të ketë thënë ai në një bisedë me anëtarët e tjerë të fraksionit të tij.

Eurodeputeti ka reaguar pas publikimit të mesazheve, duke thënë se deklarata “ishte e paplotë”, por duke mos i mohuar fyerjet që i ka bërë politikanit tashmë të ndjerë.

Ndryshe, presidenti i Parlamentit Evropian, Sassoli vdiq të martën në moshën 65-vjeçare, ndërsa shumë politikanë e liderë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.