Euro shënon rënien më të madhe në dy dekada

Euro ra në nivelin më të ulët në dy dekadat e fundit karshi dollarit.

Kjo vjen pasi frika për një recesion në zonën e euros rritet, pasi çmimet e gazit rriten dhe lufta në Ukrainë nuk tregon shenja të zbutjes.

Kjo rënie sipas indeksit të PMI është më e lartë sesa që pritej, duke bërë që kjo valutë të ketë pikën më të ulët në krahasim më dollarin në 19 vjet.

Sipas një sondazhi të S&P, aktiviteti i shërbimeve në Eurozonë ra në nivelin më të ulët në 16 muaj.

Euro ka rënë kundrejt dollarin 0.80 përqind për të shkuar në 1.03387 në orën 10:32 të mëngjesit dhe ra po ashtu 0.41 përqind në krahasim me funtën për 0.85751 në 10:33./