EULEX bastisë zyrat e OVL-UÇK-së (FOTO)

foto ilustrim

Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në këto qaste janë duke zhvilluar një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteraneve të Luftës.

Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes së këtyre zyrave, mirëpo rikujtojmë se së fundi në këto zyra kanë qarkulluar dosje të Gjykatës Speciale. Njësia Speciale e EULEX-it është duke asistuar në urdhrat e dhënë nga Gjykata Speciale.

Dje ndodhi arrestimi i parë nga kjo njësiti, ku Salih Mustafa u nis menjëherë për në Hagë, ku së shpejti do të dal para trup[it gjykues si i akuzuar për krime lufte.