Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se etiketat e produkteve do të duhet të jenë në dy gjuhë.
“Nuk është fer që në një vend si Maqedonia e Veriut të kemi në gjuhë të tjera, e jo edhe në gjuhën vllehe, boshnjake, serbe, turke, rome” ka deklaruar Bekteshi.
Kurse në pajtim me Ligjin për dygjuhësinë etiketa në gjuhën maqedone dhe shqipe duhet patjetër të ketë.
Shumë qytetarë maqedonas kanë reaguar ndaj këtij lajmrimi të ministrit Bekteshi, por ministri ka dëshmuar se nuk bën asnjë hap prapa nga ky vendim.