Etemi: Teatri aktual i Tetovës nuk ka tualet, të mos flasim për kushte të tjera

Artisti i Teatrit të Tetovës, Muzafer Etemi në Click Plus shprehu shqetësimin e tij për kushtet në Teatrin aktual të Tetovës. Ai theksoi se aty nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre artistët në mënyrë profesionale pasi që mungojnë kushtet elementare. Ai shtoi se në Teatrin aktual të Tetovës nuk ka as tualete.

“Problemi kryesor në Teatrin e Tetovës është pamundësia për ta ushtruar profesionin tonë si profesionistë sepse për fat të keq aty nuk ka as tualet. Të mos flasim për gjerat tjera si grimi, garderoba, e shumë gjëra që janë të nevojshme nuk i kemi”, deklaroi artisti Muzafer Etemi në Click Plus në TV21.