Etemi: Lëndët profesionale nuk mund të mësohen online

Tesnim Etemi, ndihmësdrejtor i Shkollës Profesionale të Ndërtimtarisë në Shkup, i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, tha se prej ditës së parë platforma online ka pasur probleme të shumta ku më shumë se 50 për qind e shkollës së tyre nuk kanë arritur të lidhen. Ai veçoi edhe problemet që hasin ata si shkollë profesionale të zhvillojnë mësimin online, sepse profesioni nuk mund të merret online, por vetëm me prezencë fizike duke i prekur vet nxënësi materialet me dorë.

“Në ditën e parë të shkollës sot, mbi 50 për qind e nxënësve të shkollës tonë, nuk kanë mundur të kyçen në platformën online. Dhe nuk ka qenë problemi se nuk donin të lidheshin, por e kanë pasur vërtet të pamundur të lidheshin. Lëndët profesionale e kanë të domosdoshme të jenë me prezencë fizike. Ministria e Arsimit duhet patjetër të na japi lejë për mësim me prezencë fizike, sepse profesioni është i pamundur të merret online- tha Etemi.