Eskalon lideri suprem i Iranit: SHBA’ja e krijoi ISIS’in

Lideri i dytë suprem i shtetit të Iranit, Sayyid Ali Khamenei, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë krijuar Shtetin Islamik (ISIS) dhe se ato duhet të marrin përgjegjësi për këtë.
Khamenei, me anë të një cicërime në ‘Twitter’, ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se me pretekstin e lu*ftimit të organizatës IS*IS, po ndërtojnë baza ushtarake nëpër Siri.

“Tani me pretekstin e luf*timit të ISIS, ata po ndërtojnë baza ushtarake në Irak dhe Siri. Pastaj ata flasin me urr*ejtje dhe inat për praninë e Iranit në rajon, e cila ka qenë me kërkesë të qeverive legjitime të rajonit”, thuhet në postimin e tij.

Së fundmi, si rezultat i su*lmeve të njëpasnjëshme nëpër bazat diplomatike të SHBA’së në Siri nga forcat që dyshohet të jenë mbështetur nga Irani, presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, ka përkrahur bo*mbardimin e zonave ushtarek të tyre.