Eskalon kryetari i VV’së në Lipjan: Amerika na do veç për interes, ky o dokumenti sekret në Bondsteel

Zërat kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm se po rriten nga anëtarët e Vetëvendosjes, pas kryetarit të degës se Vetëvendosjes në Mitrovicë, edhe një kryetar tjetër dege ka dalë të flasë kundër Amerikë.
Është kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan, Avni Jashari, i cili ka thënë se shteti i Amerikës e do Kosovën vetëm për interes, e jo se kosovarët janë burra të mirë.

Jashari këtë po e thotë duke trilluar për një plan sekret e të vjetër amerikan, për ndërtimin e kampit Bondsteel në Kosovë.
“Kam një apel për të gjithë ata që kanë filluar, gjoja të frikohen nga largimi i Amerikës nga Kosova, nga një Tweet që pak ditë më parë e bëri Grenell. SHBA-të nuk janë këtu siç thotë një fjalë e urtë: “për sy të zi”. Në një dokument sekret të presidentit të 38-të të Amerikës, Gerald Ford besoni ose jo ishte dizajnuar kampi aso kohe imagjinar Bondsteel në Kosovë mu ku është i vendosur tani e sa kohë Kampi Bondsteel.Prandaj ju opozitë e më gjerë që na keni lodhë me “miqësinë amerikane” ju garantoj se si u hoq e si nuk u hoq taksa trupat e ushtarët amerikan nuk largohen dot nga Kosova dhe nuk e braktisin dot Kampin Bondsteel, jo pse jemi burra të mirë, ose pse Amerika po na dojka aq fortë, porse jemi me fat që kemi qëlluar në një sferë interesi të veçantë.Sa Grenell-at do shkojnë e vinë, e sa mundtë të jenë në deklarime edhe më të ashpër! Një mbetet e sigurt, Amerikën dhe ushtarët amerikan do t`i kemi përjetësisht në Kosovë”, ka shkruar Jashari.