Në një studio televizive ka eskaluar, deri në kërcënim për qërim fizik hesapash, debati ndërmjet kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel dhe kryetarit të Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.
Debati mes radikalit Sheshel dhe liberalit Çanak ka eskaluar, në studion e TV ”Pink” kur ky i fundit ka kërkuar që lideri i radikalëve serbë, i dënuar për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë e Kosovë, ta pranojë gjenocidin e kryer ndaj popullatës civilë në Srebrenicë, ku forcat serbe të udhëhequra nga gjenerali serb, Ratko Mladiq, ekzekutuan tetë mijë civilë boshnjakë.
“Unë dëgjova me një vetëkontroll të madh atë që thoshte krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, i dënuar me 10 vjet burg. Unë dëgjoj një kriminel lufte, i cili është një shembull i egër i gjenocidit…”, ka thënë Çanak.
“Ai po promovon edhe këtu jo tolerancën, urrejtjen… duke vazhduar atë për çfarë është dënuar në Hagë… Po e dëgjojë dikë që pa asnjë problem diçka që ishte një gjenocid, po përpiqet ta shndërrojë në një krim..” tha Çanak, duke treguar se si mbi tri vjet u bombardua Sarajeva pa ndërprerë…