Emisioni “It’s my home” vazhdon me qenë në disa titujt e mediave në vend ku personazhet e këtij emisioni janë komentuar me të madhe për shkak të veprimeve të tyre. Skandalet në show’in “Its my home” nuk kanë të ndalur. Banorët e shtëpisë kësaj here kanë eskaluar teksa këndonin dhe vallëzonin.
Në një video të publikuar në Facebook, banorët shihen teksa tallen me fenë islame. Kjo pasi Greku ka nisur të këndoj dovë nën ritmin e defit. Më pas, ai dëgjohet teksa ofendon njërën nga banorët teksa e quan “shejtan” e “gubavicë”./Pemajetes.com