Idriz Muriqi nga Vitomirica e Pejës është shpallur i zhdukur, pasi nuk dihet për fatin e tij prej dje (e martë) kur kishte dalë nga shtëpia.
Familjarët kanë treguar për Telegrafin se 64-vjeçari, Idriz Muriqi rreth orës 8 të mëngjesit ishte larguar nga shtëpia, duke i thënë bashkëshortes së tij, se po dilte dhe se do të kthehej.
“Nuk është paraqitur dje gjatë tërë ditës në shtëpi, dhe kemi vendosur ta kërkojmë mbrëmë, por që fatkeqësisht nuk kemi arritur ta gjejmë”, ka thënë njëri nga familjarët e tij.
Sipas tyre, rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës.
“Kërkojmë që çdo kush që e sheh personin në fjalë t”i lajmëroj familjarët në numrin e telefonit 049 228 993, ose te organet kompetente.”, thotë familjari i Muriqit.
Ndryshe, Muriqi ka pasur të veshura tuta.