Është zbardhur incidenti në komunën e Jegunovcës

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka përgatitur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për 44-vjeçarin D.K. nga Tudenca e Tetovës, kryetar aktual i komunës së Jegunovcit. Sipas denoncimit më datë 5-janar të këtij viti rreth orës 11 e 30 minuta në arkivin e objektit komunal së pari kanë patur një zënkë verbale me personin M.M. (69) nga Shkupi, drejtues i një kompanie private i’! ka marrë, e ka thërrmuar dhe i ka hedhur dokumentet në njërën nga tavolinat dhe e ka shtyrë nga zyra e ka nxjerrë jashtë.

M.M. paraprakisht është thirrur nga një zyrtar i komunës për të dorëzuar fatura për shërbimet e kryera më parë për komunën, gjegjësisht për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-besues.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë edhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse për personin M.M. (69) nga Shkupi i cili sipas raportit ka ofenduar dhe kërcënuar personin D.K. pasi që i njëjti i kishte hedhë dokumentet dhe e kishte nxjerrë jashtë arkivit komunal.