Është ulur numri i të hospitalizuarve nga koronavirusi në spitalet e Maqedonisë së Veriut

epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID - 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Dukshëm është ulur numri i të hospitalizuarve nga koronavirusi në spitalet e Maqedonisë së Veriut.
Më së shumti ka në Klinikën Infektive, ku gjatë ditës së djeshme ka ardhur vetëm një pacient, dhe numri i përgjithshëm i pacientëve në këtë spital është 73, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në spitalin në Kozle 13 pacientë me coronavirus të moshuar janë hospitalizuar, gjashtë janë pacientë fëmijë, dhe ka katër nëna dhe katër fëmijë të cilët dyshohen se janë të infektuar.
Momentalisht, Qendra më e madhe për coronavirus, spitali ‘8 shtatori’ nga numër rekord prej 150 pacientëve, tani ka 40.

Thuajse deri në fund janë përmbushur kapacitetet në spitalin në Shtip ku po shërohen 45 pacientë, në spitalin e Manastirit ka 10 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i reparteve infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Ohër Veles, Prilep dhe Strumicë është 111