Në institucionet e larta arsimore në Maqedoni, për vitin akademik 2020/2021 janë regjistruar 50.881 studentë, që është më pak për 1.7 përqind në krahasim me 2019/2020.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, më shumë se gjysma e tyre gjegjësisht 29.482 (57.9%) janë studente.
Numri më i madh i studentëve (83.8%) janë regjistruar në universitetet shtetërore, ndërsa 15.5% në universitetet private.
“Në vitin e parë për 2020/2021 janë regjistruar 12.365 studentë ose 24.3% dhe këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë, të dy dhe të tretë”, thonë nga ESHS.
Ndryshe, më herët nga ESHS njoftuan se është ulur edhe numri i studentëve që kanë diplomuar në vitin 2019/2020.