Në SPB Shkup dje ishte raportuar se në rrugën “Indira Gandi” ishte shkaktuar zj*arr në një shtëpi pronë e N.V. (36), me çka ishte djegur një dhomë dhe hyrja e shtëpisë.
Siç kumtuan nga MPB, në zj*arr lëndime kanë marrë N.V. dhe K.Xh. (40) dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu ishin konstatuar lëndime trupore.
Zj*arri ishte shuar nga ekipi i Njësisë për Mbrojtje Kundër Zj*arrit në Shkup, ndërsa mbikëqyrje ka bërë ekipi i SPB Shkup.