Është shuar zj*arri afër fshatit Budinarci


Rreth orës 13:30 është shuar zj*arri mbi fshatin Budinarci, i cili sërish u ndez sot rreth mesditës.
Kryetari i Komunës së Berovës, Xvonko Peqevski konfirmoi se para se të lokalizohet, ka arritur afër pikes së parë për ujë. Siç sqaroi, epilogu i këtillë ka qenë i pritur, për shkak se ka pasur numër të madh të ekipeve në përballjen me stuhinë e zj*arrit.

“Ak*sioni përfundoi me sukses rreth orës 13:30, të gjithë të cilët morën pjesë, dhanë kontributin e tyre. Këtu ishin zja*rrfikësit austriakë të cilët më së shumti ishin evaluuar në tërë aksionin, krahas të tjerëve. Qëllimi ynë ishte ta shpëtojmë fshatin Budinarci, sepse zjarri ishte mjaft afër fshatit. Për momentin nuk ka rre*zik nga përhapja e tij”, tha kryetari I Komunës.
Ekipet edhe më tej janë në terren dhe do ta mbikëqyrin situatën në rast të mos përsëritet gjendja e mesditës.