Është shtyrë seanca për rastin “I fuqishmi”

Seanca kryesore për rastin “I fuqishmi” e paraparë të mbahet sot është shtyrë me kërkesë të prokurorit publik i cili e përfaqëson këtë lëndë. Siç informojnë nga Gjykata penale Shkup, seanca e radhës për këtë lënë është caktuar për më 14 korrik.
Gjykimin për këtë rast e udhëheqë gjykatësja Lençe Davitkova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori Gavrill Bubevski.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë dhe i dytë ngarkohen se kanë kryer “mashtrim”, i akuzuari i tretë se ka kryer “mashtrim” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Me aktakuzën, 10 personat e tjerë të përfshirë ngarkohen se kanë kryer “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. I akuzuari i parë dhe i dytë në këtë rast janë Millosh Milloshoski dhe ish-kryetari i Komunës Makedonski Brod, Millosim Vojneski, ndërsa i akuzuari i tretë është Antonio Milloshoski. Në mesin e të akuzuarve të tjerë janë edhe Tome Axhiev, Janake Vitanovski, Novica Veljanovski, Gjorgji Milloshevski, SHpend Vinca, Agim Mehmeti dhe Daut Dauti.