Është shtyrë debati për lëndën “Tenderët”

Debati për lëndën “Tenderët” që ishte caktuar për sot shtyhet për datën 12 të këtij muaji, siç informojnë nga Gjykata Penale, për shkak të izolimit të njërit prej të aku*zuarve.
“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilët e ndjekin debatin kryesor për lëndën me KOK nr. 64/17 nga prokuroria e njohur si ‘Tenderët’, e informojmë publikun se debati i caktuar për sot shtyhet për shkak të izolimit pas testit pozitiv për Kovid të njërit prej të akuzuarve. Termini i ardhshëm për vazhdimin e debatit kryesor është më 12.04.2021 për çka tashmë janë njoftuar palët në procedurë, ndërsa për ndryshime të reja eventuale publiku do të informohet me kohë”, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup.