“Është ruajtur si asnjë kryeministër tjetër”, Karamuço flet për takimin e Ramës në Athinë: S’pranoi jelekun anti-plumb

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuco ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama që zhvilloi ditën e djeshme në Athinë.

Ai u shpreh se ky takim u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, teksa tha se Ramës iu ofrua jelek anti-plumb, por që nuk kishte pranuar ta vishte.

“Është ruajtur si asnjë kryeministër tjetër. U morën masa të jashtëzokonshme. Ne çuam të certifikuar 20 presona, 15 të Gardës dhe 5 të RENEA-s. Ishin mbi 200 të tjerë civilë. Greku ka pasur mbi 1000 veta. Me katër rrathë sigurie. Nuk u lejua që të mbahej jashtë për element sigurie.

Ramës iu kërkua të vishte antiplumb por nuk pranoi, t’i vendosej një podium antiplum, por sërish nuk pranoi. Pati makinë të blinduar, shumë gjëra si këto ishin të panevojshme. Salla ishte e vëzhguar edhe nga pala greke. Ata kishin thënë mos merrni flamuj të mëdhenj se nuk kemi fushëpamje. Grupi i ngushtë ka bërë një ruajtje brilante.

Planet e evakuimit i kishin bërë shqiptarët. Grekët ishin shumë skeptik nëse do të zhvillohej apo jo takimi. Në fund, pas gjithë këtij tensioni, grupi i rojeve greke ka kërkuar foto me kryeministrin shqiptar. Ishte një teatër i madh grek që futi shumë frikë”-u shpreh Karamuço në Top Story.