Tërmet me intensitet prej 3,8 ballë sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në Ohër, Strugë, Resnjë, Manastir dhe Kavadar.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Prespë, në 120 kilometra nga Shkupi. Tërmeti ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, ndërsa sipas informatave të para, dëme materiale nuk janë paraqitur.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara mbarë territorin, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, në ora 00 e 32 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 120 km në jug të Shkupit, në rajonin me epiqendër Prespën, ma magnitudë lokale të Rihterit ML3.8. Sipas informatave të deritanishme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë, Resnjë, me intensitet prej IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Manastir, Kavadar dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas shkallës së njëjtë. Përveç shqetësimit tek qytetarët, sipas informatave të para, dëme materiale nuk janë paraqitur”, thuhet në kumtesën e Observatorit sizmologjik.