Është publikuar lista me 179 ndërmarrjet që kanë marrë para nga shteti, ndërsa nuk i kanë paguar rrogat

Qeveria mbrëmë e shpalli listën e ndërmarrjeve që kanë marrë ndihmë nga shteti përmes masave anti-kovid, por nuk ua kanë paguar rrogat punëtorëve.
Qeveria mbrëmë e shpalli listën e ndërmarrjeve që kanë marrë ndihmë nga shteti përmes masave anti-kovid, por nuk ua kanë paguar rrogat punëtorëve.

Lista përfshin 179 kompani që kanë marrë mbështetje financiare dhe nuk ua kanë dhënë rrogat punonjësve të tyre.
Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska paralajmëroi dje se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen, ndërsa inspektorët do të kryejnë kontrolle shtesë.

Gjobat për kompanitë që morën fonde nga shteti, por nuk i kanë paguar rrogat për punonjësit variojnë nga 500 deri në 1.000 euro për një mikro kompani, nga 500 në 2.000 euro për ndërmarrje të vogla, nga 1.000 në 6.000 euro për një ndërmarrje të mesme dhe nga 1.000 në 10.000 euro për ndërmarrje të mëdha.