Është përgatitur draft-version i ndryshimeve ligjore për shpallje të së dielës si ditë jo pune

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë e ka përgatitur draft-versionin e vendimeve ligjore për shpallje të së dielës si ditë jo pune dhe e kanë dorëzuar deri te ministritë dhe Qeveria. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska nuk dëshironte të tregojë detaje nga ky draft-version, sepse, siç tha ajo nuk është version final. Vetëm shkurt potenoi se para përpunimit janë dëgjuar mendimet e të gjitha palëve të interesuara.

“Ligji po punohet, është bërë drafti i dorëzuar deri te kolegët ministra. Pres që në kohën më të shkurtër opinioni të njoftohet me detajet. Përafërsisht e kemi pasqyrën se si duhet të lëvizë ky proces nëse mban edhe dilema nëse është në rregull në kushte të pandemisë të bëhet ky hap, por, vendimin ligjor qytetarët gati do ta shohin. Draft versioni nuk është version përfundimtar dhe për atë tani për tani nuk dua t’i ndaj detajet me opinionin”, tha Shahpaska.

Ajo sqaroi se është bërë grup pune brenda në Ministri, por edhe grupi ndërresor me përfshirje edhe të ministrive tjera resore si Ministria e Ekonomisë, e Transportit dhe Lidhjeve, Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, me qëllim që së bashku të bisedohet me të gjitha palët e interesuara.
Sipas saj, gjatë debatit janë hapur edhe dilema nga të cilat, pjesa më e madhe, siç tha, janë nga problematika që është në ingerenca të Ministrisë së Ekonomisë.
Ministrja theksoi se nevojiten edhe konsultime plotësuese që të shihet se cilat duhet të jenë përjashtimet.