Është në lidhje, vozit një ‘Bentley’ dhe rroga e parë që ka marrë ka qenë 50 euro – detaje interesante nga jeta e Arbnora Ademajt

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur rreth 50 pyetjeve për jetën e saj private dhe profesionale.

Ndër të tjerash, Ademaj foli për rrugëtimin e saj të suksesshëm në Turqi, ku ka zhvilluar një karrierë të re si aktore në disa seriale turke.Bukuroshja me prejardhje nga Peja mohoi të ketë arritur me para siç është aluduar nga “gojët e liga”, duke shtuar se gjithçka ka qenë falë punës dhe përkushtimit të saj.

Tutje, Arbnora nuk qëndroi pa u ngacmuar edhe me një pyetje nga jeta private, ku intervistuesi e pyeti nëse ka marrë apo jo dhuratë për Shën Valentin.

Ajo u përgjigj me “po”, me çka edhe konfirmoi se është tashmë një mashkull në jetën e saj, i cili ia ka rrëmbyer zemrën. Duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje nga kjo, Arbnora gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve për jetën luksoze që bën, ku ndër të tjerash theksoi se vozit një veturë të tipit ‘Bentley’.

Gjatë po së njëjtës intervistë, bukuroshja tha se është e dobët në fushën e mje
kësisë, gjersa pagesa e parë që ka marrë për angazhimin e saj ka qenë 50 euro për një projekt reklamimi në Tiranë. /Telegrafi/ https://youtu.be/Cd54ZsTwDr4