Është me rëndësi të paguhen taksat rrugore, tha Boçvarski për autostradën e re Tetovë- Gostivar

Qytetarët e Tetovës dhe rrethinës duhet të paguajnë taskin rrugore në autostradën Tetovë- Gostivar, për shkak se Qeveria është duke projektuar trasenë e re të kësaj autostrade. Kështu ka deklaruar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, i cili ka shtuar se kjo autostradë është njëra ndër prioritetet e qeverisë.

“Për këtë është me rëndësi të paguhen taksa rrugore. Për këtë është e rëndësishme të paguhen taksa rrugore. Vetëm gjatë këtyre 3 vjetësh kemi rehabilituar dhe ndërtuar rreth 1 mijë kilometra”, deklaroi Boçvarski në Tetovë.

Ai shtoi se ata po e projektojnë trasenë e re të autostradës që do të shërbejë për njërin drejtim, ndërsa traseja aktuale do të shërbejë për një drejtim.
“Qeveria e ka në plan rikonstruimin e tërësishëm të kësaj autostrade, i cili do të jetë më komod dhe më i sigurt”, shtoi ai.