Drejtoresha e Klinikës, Milena Stevanoviq ka njoftuar se nga mbrëmë është hapur spitali modular, ngaqë Klinika Infektive ka plotësuar tërë kapacitetin e saj.
“Sikurse muajt e kaluar, tashmë kapaciteti është mbushur. Nga dje ka filluar të mbushet edhe kapaciteti në spitalin modular. Gjithsej ka 101 pacientë që janë pranuar. Gjatë natës së kaluar janë pranuar 19 pacientë të cilët kanë pasur pasqyrë klinike të rëndë”, tha Stevanoviq.
Është rritur edhe numri i kontrolleve.
Ndërkaq nuk ka të dhëna se nëse personat me pasqyrë të rëndë klinike janë të infektuar me varianin Delta apo indian të koronavirusit, por ka shtuar, se shumica prej tyre janë ose të pavaksinuar ose me një dozë të vaksinës.