Është gjetur një foshnje në plehrat e tualetit të aeroplanit!

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në tualetin e koshit të plehrave të aeroplanit.Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur në fluturim, është arre*stuar.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar, shkruan BBC.Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.

Ata vunë re se kishte letër higjienike të lyer me gja*k dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim.Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo e kishte lindur.

Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital.Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.Gruaja malagaziane, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.