Është e lartë përqindja e të infektuarve pa simptoma, në spitale janë 14 për qind nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve

Numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me KOVID-19 që nga fillimi i epidemisë deri dje u ngrit në 4157, ndërsa i të vdekurve 193. Në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 103 raste të reja me virusin nga 841 teste të kryera dhe pesë pacientë vdiqën. Janë 2241 raste aktive.

Shumica e rasteve të reja (46) janë në Shkup. Një vatër e nxehtë e re në pesë ditët e kaluara është bërë Resja me 19 persona të diagnostikuar dhe të parët vijnë nga një festë familjare. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëri apeloi se vetëm me sjellje të përgjegjshme do të zvogëlohet numri i të infektuarve, por edhe të ulet presioni ndaj institucioneve shëndetësore që trajtojnë pacientë me virus, në mënyrë që të gjitha spitalet dhe klinikat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për nevojat e qytetarët.

Për shkak të valës së infektuarve të rinj gjatë ditëve të kaluara, programi i rregullt i ndërhyrjeve kronike në spitale është ndërprerë, janë duke u zbatuar vetëm ato urgjente dhe të nevojshme duke me zbatimin e të gjitha masave mbrojtëse.

Pa sjellje të përgjegjshme dhe respektim të masave, tha Filipçe dhe kthim të masave kufizuese nuk do të jetë një opsion i mirë sepse çdo lëshim i mëpasshëm, siç tha ai, do të na përballë përsëri me një numër të shtuar të të infektuarve, do të na kthejë në fillim dhe situata nuk do të mund të normalizohet dhe stabilizohet.

Në spitale gjithsej janë të hospitalizuar 318 pacientë, gjegjësisht 14 për qind dhe 86 për qind trajtohen në shtëpi. Kapaciteti shtesë do të sigurohet nga spitali montues, i cili është plotësisht i përgatitur dhe i disponueshëm për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

“Është fakt se po përballemi me një valë të fortë të epidemisë. Kjo që inkurajon është se ka përqindje të lartë të pacientëve asimptomatikë dhe me pasqyrë të lehtë klinike të cilët ndodhen për trajtim në shtëpi”, dhe komunikoi se ka edhe shtretër dhe pajisje, por një pjesë e personelit mjekësor është në izolim, një pjesë tjetër i cili në të vërtetë është primar e plotësojmë me rotacion dhe me plotësim nga qytetet tjera.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, ende nuk për një pacaktuar mbeten të mbyllura çerdhet. Ministri tha se nuk mundet saktë të thotë se kur do të mund të fillojnë me punë kopshtet, por informoi se në bazë javore analizohen të dhënat, numrat, ndërsa në Qeveri do të bisedohet edhe për atë, si dhe për lehtësimin e masave të restrikcionit që vlejnë për një pjesë të mirë të operatorëve ekonomikë, të cilët janë mbyllur dhe për të cilat do të ketë protokolle adekuate dhe ato të mund të fillojnë të punojnë.

“Kopshtet ende nuk mund t’i hapim, sepse dëshirojmë që t’i mbrojmë fëmijët. Viti shkollor përfundoi, u bëj thirrje prindërve, që t’u thonë se duhet të bartin maska dhe të mos grupohen, edhe pse të rinjtë më rrallë sëmurën dhe shpesh herë janë asimptomatikë por e përhapin infeksionin”, tha Filipçe.

Edhe për procesin zgjedhor gjithashtu ka protokoll për siguri të pjesëmarrësve dhe ai bazohet në argumente mjekësore dhe epidemiologjike, tha ministri duke shtuar se qëndrojnë në dispozicion për bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që në mënyrë të sigurt të realizohen zgjedhjet dhe asnjë pjesëmarrës të mos vihet në rrezik.