17-vejçari nga fshati Çegran të Gostivarit është mbajtur në Stacionin Policor për shkak se në shtëpinë e tij janë gjetur armë, municion dhe marihuanë.
Nga SPB Tetovë sot informojnë se zyrtarët policor të zyrës së jashtme për punë kriminale Gostivar, mbrëmë me urdhër gjykate, kanë kryer kontroll në shtëpinë e 17-vjeçarit nga fshati Çegran, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë kontrollimit të dhomën e tij në shtëpi janë gjetur: pistoletë “Zoraki” i kalibrit 9mm me dy plumba të të njëjtit kalibër, 1 qese plastike me marihuanë, një blues me mbetje të marihuanës, shkop bejsbolli, 2 boksa të hekurt, thikë dhe një cigare e punuar “xhoint””, informojnë nga SPB Tetovë.
Mjetet e gjetura janë fotodokumentuar dhe me vërtetim janë marr në ekspertizë. I mituri, në praninë e familjarit të tij, është arrestuar në Stacionin Policor dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.